Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ibrahimi, e ky nga Muhamedi se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Jemi urdhëruar që në ditë Bajrami t'i nxjerrim jashtë edhe femrat me menstruacione dhe vashat e reja (që veçoheshin në dhomat e tyre), që ta përjetojnë tubimin dhe lutjet e muslimanëve, me përjashtim që ato me menstruacione të largohen nga namazgjahu. Një grua pyeti: “O i Dërguari i Allahut, ndodh që ndonjëra prej nesh të mos ketë mantel. Pejgamberi ﷺ tha: “Le t'i huazojë shoqja shoqes një mantel.” Abdullah ibn Rexhai ka thënë: “Na ka treguar Imrani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Sirini, e këtij i ka treguar Umu Atija: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ...”, me tekst të njëjtë.
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أُمِّ عَطِيَّةَ قَالَتْ: أُمِرْنَا أَنْ نُخْرِجَ، الْحُيَّضَ يَوْمَ الْعِيدَيْنِ وَذَوَاتِ الْخُدُورِ، فَيَشْهَدْنَ جَمَاعَةَ الْمُسْلِمِينَ وَدَعْوَتَهُمْ، وَيَعْتَزِلُ الْحُيَّضُ عَنْ مُصَلاَّهُنَّ. قَالَتِ امْرَأَةٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِحْدَانَا لَيْسَ لَهَا جِلْبَابٌ. قَالَ: "لِتُلْبِسْهَا صَاحِبَتُهَا مِنْ جِلْبَابِهَا". وَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ رَجَاءٍ: حَدَّثَنَا عِمْرَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِيرِينَ قَالَ: حَدَّثَتْنَا أُمُّ عَطِيَّةَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ بِهَذَا.