Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur delegacioni i Abdulkajsit vajti te Pejgamberi ﷺ, thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne jemi pjesëtarë nga fisi rebia, mes nesh e jush ndodhet vendbanimi i jobesimtarëve të Mudarit, kështu që nuk po mund të vijmë te ti, përveçse në muajt e shenjtë. Andaj, sikur të na urdhëroje diçka konkrete, që t'i njoftojmë edhe ata që i kemi lënë mbrapa.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ u tha: “Ju urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera: 1. “Besimin në Allahun, dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit dhe 4. Dhënien e një të pestës nga preja e luftës. Ndërkaq, ju ndaloj nga ena prej kungullit, shtamba, varela dhe vorba e katranosur (për fermentimin e mushtit) .”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: قَدِمَ وَفْدُ عَبْدِ الْقَيْسِ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا هَذَا الْحَىِّ مِنْ رَبِيعَةَ قَدْ حَالَتْ بَيْنَنَا وَبَيْنَكَ كُفَّارُ مُضَرَ، فَلَسْنَا نَخْلُصُ إِلَيْكَ إِلاَّ فِي كُلِّ شَهْرٍ حَرَامٍ، فَلَوْ أَمَرْتَنَا بِأَمْرٍ، نَأْخُذُهُ عَنْكَ، وَنُبَلِّغُهُ مَنْ وَرَاءَنَا. قَالَ ﷺ: "آمُرُكُمْ بِأَرْبَعَةٍ، وَأَنْهَاكُمْ عَنْ أَرْبَعَةٍ: ١. الإِيمَانِ بِاللَّهِ شَهَادَةِ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، ٢. وَإِقَامِ الصَّلاَةِ، ٣. وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، ٤. وَأَنْ تُؤَدُّوا إِلَى اللَّهِ خُمْسَ مَا غَنِمْتُمْ. وَأَنْهَاكُمْ عَنِ الدُّبَّاءِ، وَالْحَنْتَمِ، وَالنَّقِيرِ، وَالْمُزَفَّتِ".