Sahihu i Buhariut — Hadithi 3532

Virtytet · Transmetuesi: Xhubejr ibn Mutëimi

Shqip

Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Më ka treguar Meani, e ky nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Muhamed ibn Xhubejr ibn Mutëimi se Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë i kam pesë emra: 1. Unë jam Muhamedi dhe 2. Ahmedi, 3. Unë jam Fshirësi (el Mahi) : nëpërmjet meje Allahu do ta fshijë kufrin (mosbesimin) , 4. Unë jam Tubuesi (el Hashir) : njerëzit do të tubohen te këmbët e mia, dhe 5. Unë jam Përmbyllësi (el Akib) .”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ قَالَ: حَدَّثَنِي مَعْنٌ، عَنْ مَالِكٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ جُبَيْرِ بْنِ مُطْعِمٍ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لِي خَمْسَةُ أَسْمَاءٍ: ١. أَنَا مُحَمَّدٌ، ٢. وَأَحْمَدُ، ٣. وَأَنَا الْمَاحِي الَّذِي يَمْحُو اللَّهُ بِي الْكُفْرَ، ٤. وَأَنَا الْحَاشِرُ الَّذِي يُحْشَرُ النَّاسُ عَلَى قَدَمِي، ٥. وَأَنَا الْعَاقِبُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3532