Sahihu i Buhariut — Hadithi 357

Namazi · Transmetuesi: Umu Hani bint Ebu Talibi

Shqip

Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Më ka treguar Malik ibn Enesi, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, se Ebu Murra, i çrobëruari i Umu Hanit, bijës së Ebu Talibit, se Umu Hani bint Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vitin e Çlirimit (të Mekës) shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin e gjeta duke u pastruar, ndërsa Fatimja, e bija e tij, po e mbulonte me një rrobë (që të mos shihej). E përshëndeta me selam, kurse ai tha: “Kush është kjo?” - Jam Umu Hani, e bija e Ebu Talibit, - i thashë. - “Mirë se vjen, Umu Hani!” - më tha ai. Pasi u la, u ngrit dhe i fali tetë rekate, i mbështjellë me një rrobë të vetme. Kur e mbaroi namazin, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, vëllai im po përpiqet të vrasë një burrë që unë e kam marrë nën mbrojtje, filanin, të birin e Hubejrës.” - “Atë që e ke marrë nën mbrojtje ti, është edhe nën mbrojtjen tonë, oj Umu Hani”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Umu Hani shton: “Kjo ka ndodhur gjatë paradites.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ أَبِي أُوَيْسٍ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ، عَنْ أَبِي النَّضْرِ، مَوْلَى عُمَرَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ أَنَّ أَبَا مُرَّةَ، مَوْلَى أُمِّ هَانِئٍ بِنْتِ أَبِي طَالِبٍ أَخْبَرَهُ أَنَّهُ، سَمِعَ أُمَّ هَانِئٍ بِنْتَ أَبِي طَالِبٍ تَقُولُ: ذَهَبْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَامَ الْفَتْحِ، فَوَجَدْتُهُ يَغْتَسِلُ، وَفَاطِمَةُ ابْنَتُهُ تَسْتُرُهُ قَالَتْ: فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَقَالَ: "مَنْ هَذِهِ؟". فَقُلْتُ: أَنَا أُمُّ هَانِئٍ بِنْتُ أَبِي طَالِبٍ. فَقَالَ: "مَرْحَبًا بِأُمِّ هَانِئٍ". فَلَمَّا فَرَغَ مِنْ غُسْلِهِ، قَامَ فَصَلَّى ثَمَانِيَ رَكَعَاتٍ، مُلْتَحِفًا فِي ثَوْبٍ وَاحِدٍ، فَلَمَّا انْصَرَفَ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! زَعَمَ ابْنُ أُمِّي أَنَّهُ قَاتِلٌ رَجُلاً قَدْ أَجَرْتُهُ فُلاَنَ بْنَ هُبَيْرَةَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "قَدْ أَجَرْنَا مَنْ أَجَرْتِ يَا أُمَّ هَانِئٍ". قَالَتْ أُمُّ هَانِئٍ: وَذَاكَ ضُحًى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/357