Sahihu i Buhariut — Hadithi 3576

Virtytet · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në ditën e Hudejbijes, njerëzit i kaploi etja dhe, kur Pejgamberit ﷺ i sollën pak ujë për abdes, njerëzit nxituan drejt ujit.” Pejgamberi ﷺ i pyeti: “Çfarë keni?” Ata thanë: “Nuk kemi ujë për abdes e as për të pirë, përveç këtij që ke pranë.” Pejgamberi ﷺ e vuri dorën mbi enë, sakaq uji filloi të gufojë mes gishtërinjve të tij sikurse të ishte burim uji. Kështu, pimë dhe morëm abdes. Salim ibn Ebu Xhadi pyeti: “Sa veta ishit?” Xhabiri u përgjigj: “Edhe sikur të ishim njëqind mijë persona, do të na mjaftonte. Ne ishim vetëm një mijë e pesëqind veta.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا حُصَيْنٌ، عَنْ سَالِمِ بْنِ أَبِي الْجَعْدِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: عَطِشَ النَّاسُ يَوْمَ الْحُدَيْبِيَةِ، وَالنَّبِيُّ ﷺ بَيْنَ يَدَيْهِ رَكْوَةٌ فَتَوَضَّأَ فَجَهَشَ النَّاسُ نَحْوَهُ، فَقَالَ: "مَا لَكُمْ؟" قَالُوا: لَيْسَ عِنْدَنَا مَاءٌ نَتَوَضَّأُ وَلاَ نَشْرَبُ إِلاَّ مَا بَيْنَ يَدَيْكَ، فَوَضَعَ يَدَهُ فِي الرَّكْوَةِ فَجَعَلَ الْمَاءُ يَثُورُ بَيْنَ أَصَابِعِهِ كَأَمْثَالِ الْعُيُونِ، فَشَرِبْنَا وَتَوَضَّأْنَا. قُلْتُ: كَمْ كُنْتُمْ؟ قَالَ: لَوْ كُنَّا مِائَةَ أَلْفٍ لَكَفَانَا، كُنَّا خَمْسَ عَشْرَةَ مِائَةً.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3576