Sahihu i Buhariut — Hadithi 3603

Virtytet · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ Do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) dhe do të shihni gjëra që nuk do t'ju pëlqejnë.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, çfarë po na porosit, pra?” Ai tha: “T'i kryeni detyrat që ju përkasin dhe t'i kërkoni Allahut atë që ju takon.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ زَيْدِ بْنِ وَهْبٍ، عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "سَتَكُونُ أَثَرَةٌ وَأُمُورٌ تُنْكِرُونَهَا". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَمَا تَأْمُرُنَا؟ قَالَ: "تُؤَدُّونَ الْحَقَّ الَّذِي عَلَيْكُمْ، وَتَسْأَلُونَ اللَّهَ الَّذِي لَكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3603