Sahihu i Buhariut — Hadithi 3603

25. Nënkapitulli: Shenjat e pejgamberisë në Islam

3603. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:Do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) dhe do të shihni gjëra që nuk do t'ju pëlqejnë.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, çfarë po na porosit, pra?” Ai tha: “T'i kryeni detyrat që ju përkasin dhe t'i kërkoni Allahut atë që ju takon.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3603

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?