Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ shkoi te një beduin për ta vizituar. Ai, sa herë që vizitonte ndonjë të sëmurë, thoshte: “La bes, tahur insha Allahu (S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu) ! ” Kështu, edhe këtij i tha: “S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu!” Ai ia ktheu: “Pastrim the? Përkundrazi, kjo është zjarrmi që vlon, - ose ka thënë: që ndizet, - në trupin e një plaku të vjetër, që e dërgon drejt varrit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “E po, ashtu qoftë!”
حَدَّثَنَا مُعَلَّى بْنُ أَسَدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ مُخْتَارٍ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ دَخَلَ عَلَى أَعْرَابِيٍّ - يَعُودُهُ - قَالَ: وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا دَخَلَ عَلَى مَرِيضٍ يَعُودُهُ قَالَ: لاَ بَأْسَ طَهُورٌ إِنْ شَاءَ اللَّهُ. فَقَالَ لَهُ: "لاَ بَأْسَ طَهُورٌ إِنْ شَاءَ اللَّهُ". قَالَ: قُلْتَ: طَهُورٌ؟ كَلاَّ بَلْ هِيَ حُمَّى تَفُورُ - أَوْ تَثُورُ - عَلَى شَيْخٍ كَبِيرٍ، تُزِيرُهُ الْقُبُورَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "فَنَعَمْ إِذًا".