Sahihu i Buhariut — Hadithi 3616

25. Nënkapitulli: Shenjat e pejgamberisë në Islam

3616. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ shkoi te një beduin për ta vizituar. Ai, sa herë që vizitonte ndonjë të sëmurë, thoshte: “La bes, tahur insha Allahu (S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu)! Kështu, edhe këtij i tha: “S'ka gjë, shpresojmë të jetë pastrim, në dashtë Allahu!” Ai ia ktheu: “Pastrim the? Përkundrazi, kjo është zjarrmi që vlon, - ose ka thënë: që ndizet, - në trupin e një plaku të vjetër, që e dërgon drejt varrit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “E po, ashtu qoftë!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3616

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?