Sahihu i Buhariut — Hadithi 3698

Vlerat e sahabëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Hatim ibn Bezigu më ka thënë: Na ka treguar Shedhani, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme Maxhishuni, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ askënd nuk e barazonim (në vlerë) me Ebu Bekrin, pastaj me Omerin, pastaj me Othmanin. Pas këtyre, asnjë shok të Pejgamberit ﷺ nuk e vlerësonim kundrejt tjetrit.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ حَاتِمِ بْنِ بَزِيغٍ: حَدَّثَنَا شَاذَانُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي سَلَمَةَ الْمَاجِشُونُ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: كُنَّا فِي زَمَنِ النَّبِيِّ ﷺ لاَ نَعْدِلُ بِأَبِي بَكْرٍ أَحَدًا ثُمَّ عُمَرَ ثُمَّ عُثْمَانَ، ثُمَّ نَتْرُكُ أَصْحَابَ النَّبِيِّ ﷺ لاَ نُفَاضِلُ بَيْنَهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3698