Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Uleje, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në Betejën e Hajberit namazin e sabahut e falën së bashku me Pejgamberin ﷺ në fillim të agimit. Pejgamberi ﷺ hipi mbi kafshë, e po ashtu hipi edhe Ebu Talhai, kurse unë isha mbrapa Ebu Talhait. Pejgamberi ﷺ shpejtoi (me kafshën e tij) drejt një rruge të ngushtë nëpërmjet rrugicave të Hajberit, saqë gjuri im prekte kofshën e tij. Ai e zbuloi kofshën e vet, madje mund t'i shihja bardhësinë e kofshës së Pejgamberit ﷺ. Pasi hyri në fshat, thirri tri herë: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!” Kur populli doli për punët e tyre (dhe e panë ushtrinë), filluan të thërrasin: “Muhamedi!” Abdulazizi ka thënë: “Disa transmetues kanë shtuar: “Me ushtri!” Pra, e çliruam me luftë. I mblodhëm robërit, kurse Dihjai tha: “O i Dërguari i Allahut! Më jep një robëreshë!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Shko merr një.” Kështu, ai e mori Safije bint Hujejin. Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Dihjait ia ke dhënë Safije bint Hujejin, zonjën e fisit kurejdha dhe nadir? Atë nuk e meriton askush përveç teje.” Pejgamberi ﷺ tha: “Thirrini të dy.” Dihjai erdhi me Safijen, kurse Pejgamberi ﷺ e shikoi e tha: Merr një robëreshë tjetër. Pejgamberi ﷺ e liroi Safijen dhe u martua me të. Thabiti (transmetuesi pas Enesit) e pyeti: “O Ebu Hamza! Çfarë i dha për mehër?” Ai tha: “(Ajo qe vetë mehri për) veten e saj. E liroi dhe u martua me të.” Gjatë rrugës, Umu Sulejmi e përgatiti dhe ia dorëzoi në mbrëmje. Pejgamberi ﷺ u bë dhëndër e tha: “Ai që ka diçka (ushqim) , le ta sjellë.” I shtruan ca bohçe dhe disa sollën hurma, disa të tjerë gjalpë. (Abdulazizi ka thënë: Enesi) më duket se e ka përmedur edhe qullin. Me to përgatitën një kombinim ushqimesh dhe me këtë u kremtua martesa e Pejgamberit ﷺ.”
حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ ابْنُ عُلَيَّةَ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ صُهَيْبٍ، عَنْ أَنَسٍ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ غَزَا خَيْبَرَ، فَصَلَّيْنَا عِنْدَهَا صَلاَةَ الْغَدَاةِ بِغَلَسٍ، فَرَكِبَ نَبِيُّ اللَّهِ ﷺ وَرَكِبَ أَبُو طَلْحَةَ، وَأَنَا رَدِيفُ أَبِي طَلْحَةَ، فَأَجْرَى نَبِيُّ اللَّهِ ﷺ فِي زُقَاقِ خَيْبَرَ، وَإِنَّ رُكْبَتِي لَتَمَسُّ فَخِذَ نَبِيِّ اللَّهِ ﷺ، ثُمَّ حَسَرَ الإِزَارَ عَنْ فَخِذِهِ حَتَّى إِنِّي أَنْظُرُ إِلَى بَيَاضِ فَخِذِ نَبِيِّ اللَّهِ ﷺ، فَلَمَّا دَخَلَ الْقَرْيَةَ قَالَ: "اللَّهُ أَكْبَرُ! خَرِبَتْ خَيْبَرُ! إِنَّا إِذَا نَزَلْنَا بِسَاحَةِ قَوْمٍ فَسَاءَ صَبَاحُ الْمُنْذَرِينَ". قَالَهَا ثَلاَثًا. قَالَ: وَخَرَجَ الْقَوْمُ إِلَى أَعْمَالِهِمْ فَقَالُوا: مُحَمَّدٌ - قَالَ عَبْدُ الْعَزِيزِ وَقَالَ بَعْضُ أَصْحَابِنَا: - وَالْخَمِيسُ. يَعْنِي الْجَيْشَ قَالَ: فَأَصَبْنَاهَا عَنْوَةً. فَجُمِعَ السَّبْىُ، فَجَاءَ دِحْيَةُ فَقَالَ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ! أَعْطِنِي جَارِيَةً مِنَ السَّبْىِ. قَالَ: "اذْهَبْ فَخُذْ جَارِيَةً". فَأَخَذَ صَفِيَّةَ بِنْتَ حُيَىٍّ، فَجَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ! أَعْطَيْتَ دِحْيَةَ صَفِيَّةَ بِنْتَ حُيَىٍّ سَيِّدَةَ قُرَيْظَةَ وَالنَّضِيرِ، لاَ تَصْلُحُ إِلاَّ لَكَ. قَالَ: "ادْعُوهُ بِهَا". فَجَاءَ بِهَا، فَلَمَّا نَظَرَ إِلَيْهَا النَّبِيُّ ﷺ قَالَ: "خُذْ جَارِيَةً مِنَ السَّبْىِ غَيْرَهَا". قَالَ: فَأَعْتَقَهَا النَّبِيُّ ﷺ وَتَزَوَّجَهَا. فَقَالَ لَهُ ثَابِتٌ: يَا أَبَا حَمْزَةَ! مَا أَصْدَقَهَا؟ قَالَ: نَفْسَهَا، أَعْتَقَهَا وَتَزَوَّجَهَا، حَتَّى إِذَا كَانَ بِالطَّرِيقِ جَهَّزَتْهَا لَهُ أُمُّ سُلَيْمٍ فَأَهْدَتْهَا لَهُ مِنَ اللَّيْلِ، فَأَصْبَحَ النَّبِيُّ ﷺ عَرُوسًا فَقَالَ: "مَنْ كَانَ عِنْدَهُ شَىْءٌ فَلْيَجِئْ بِهِ". وَبَسَطَ نِطَعًا، فَجَعَلَ الرَّجُلُ يَجِيءُ بِالتَّمْرِ، وَجَعَلَ الرَّجُلُ يَجِيءُ بِالسَّمْنِ - قَالَ وَأَحْسِبُهُ قَدْ ذَكَرَ السَّوِيقَ - قَالَ فَحَاسُوا حَيْسًا، فَكَانَتْ وَلِيمَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.