Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Mugire, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon: “Shkova në Sham, i fala dy rekate, pastaj thashë: “O Allah, më lehtëso një shoqërues të mirë.” Shkova te disa njerëz, te të cilët u ula, kur ja, një plak erdhi dhe u ul pranë meje.” Pyeta: “Kush është ky?” - Ebu Derdai, - u përgjigjën. I thashë atij: “E kam lutur Allahun të më lehtësojë një shoqërues të mirë. Ai të solli ty.” - Prej nga je? - më pyeti. - Prej Kufes, - i thashë. - A nuk është Ibn Umu Abdi në mesin tuaj, bartësi i dy nallave, jastëkut dhe enës për pastrim (të Pejgamberit ﷺ)? Në mesin tuaj e keni atë që Allahu e ka mbrojtur prej shejtanit, - me gjuhën e Pejgamberit ﷺ, - (aludonte në Amarin)? A nuk është në mesin tuaj edhe ai që i di sekretet e Pejgamberit ﷺ, që nuk i di askush tjetër? - pyeti Ebu Derdai. Pastaj vazhdoi: “Si e lexon Abdullah ibn Mesudi ajetin: “Betohem në natën që me errësirë mbulon gjithësinë!” (Lejl, 1)? Unë ia lexova: “Betohem në natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Betohem në ditën që agon! Betohem në Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!” (Lejl, 1-3) Ai tha: “Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ ma ka lexuar gojë më gojë.”
حَدَّثَنَا مَالِكُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا إِسْرَائِيلُ، عَنِ الْمُغِيرَةِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ قَالَ: قَدِمْتُ الشَّامَ فَصَلَّيْتُ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ قُلْتُ: اللَّهُمَّ يَسِّرْ لِي جَلِيسًا صَالِحًا، فَأَتَيْتُ قَوْمًا فَجَلَسْتُ إِلَيْهِمْ، فَإِذَا شَيْخٌ قَدْ جَاءَ حَتَّى جَلَسَ إِلَى جَنْبِي، قُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالُوا: أَبُو الدَّرْدَاءِ. فَقُلْتُ: إِنِّي دَعَوْتُ اللَّهَ أَنْ يُيَسِّرَ لِي جَلِيسًا صَالِحًا فَيَسَّرَكَ لِي قَالَ: مِمَّنْ أَنْتَ؟ قُلْتُ: مِنْ أَهْلِ الْكُوفَةِ. قَالَ: أَوَلَيْسَ عِنْدَكُمُ ابْنُ أُمِّ عَبْدٍ صَاحِبُ النَّعْلَيْنِ وَالْوِسَادِ وَالْمِطْهَرَةِ؟ وَفِيكُمُ الَّذِي أَجَارَهُ اللَّهُ مِنَ الشَّيْطَانِ - يَعْنِي عَلَى لِسَانِ نَبِيِّهِ ﷺ -؟ أَوَلَيْسَ فِيكُمْ صَاحِبُ سِرِّ النَّبِيِّ ﷺ الَّذِي لاَ يَعْلَمُ أَحَدٌ غَيْرُهُ؟ ثُمَّ قَالَ: كَيْفَ يَقْرَأُ عَبْدُ اللَّهِ: ﴿وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَى﴾ [الليل: ١]؟ فَقَرَأْتُ عَلَيْهِ: ﴿ وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَى * وَالنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّى * وَالذَّكَرِ وَالأُنْثَى ﴾ [الليل: ١-٣] قَالَ: وَاللَّهِ لَقَدْ أَقْرَأَنِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ فِيهِ إِلَى فِيَّ.