Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Hazimi tregon se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është pyetur: “Prej çfarë materiali ka qenë minberi (i Pejgamberit ﷺ)?” Ai tha: “Përkitazi me këtë nuk ka mbetur dikush që është më i informuar se unë. E pati punuar filani, i çrobëruari i filanes, me brukën e Gabës, për Pejgamberin ﷺ. Pasi e vendosën në xhami, Pejgamberi ﷺ hipi në të dhe, i drejtuar nga kibla, mori tekbir dhe njerëzit iu bashkëngjitën namazit të tij. Filloi me lexim dhe më pas ra në ruku, e bashkë me të edhe njerëzit pas tij. Pas rukusë, u tërhoq mbrapa (zbriti nga minberi) dhe bëri sexhden në tokë. (Me t'u ngritur nga sexhdja), u ngjit në minber, lexoi, ra në ruku u ngrit nga rukuja dhe sërish u tërhoq mbrapa (zbriti nga minberi) dhe bëri sexhden në tokë. Ja, kështu qëndron çështja e minberit.” Imam Buhariu tregon se Ahmed ibn Hanbeli e pyeti Ali ibn Medinin rreth këtij hadithi, e tha: “Desha të them se Pejgamberi ﷺ është falur në një vend më lart se njerëzit, andaj nuk prish punë asgjë nëse imami qëndron pak më sipër njerëzve, duke u argumentuar me këtë hadith.” Ali ibn Medini i tha: “Sufjan ibn Ujejnen e pyesnin shpesh rreth kësaj tematike. A nuk e ke dëgjuar prej tij?” - Jo, - tha imam Ahmedi.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو حَازِمٍ قَالَ: سَأَلُوا سَهْلَ بْنَ سَعْدٍ: مِنْ أَىِّ شَىْءٍ الْمِنْبَرُ؟ فَقَالَ: مَا بَقِيَ بِالنَّاسِ أَعْلَمُ مِنِّي هُوَ مِنْ أَثْلِ الْغَابَةِ، عَمِلَهُ فُلاَنٌ مَوْلَى فُلاَنَةَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَقَامَ عَلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ عُمِلَ، وَوُضِعَ، فَاسْتَقْبَلَ الْقِبْلَةَ كَبَّرَ وَقَامَ النَّاسُ خَلْفَهُ، فَقَرَأَ وَرَكَعَ وَرَكَعَ النَّاسُ خَلْفَهُ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ، ثُمَّ رَجَعَ الْقَهْقَرَى، فَسَجَدَ عَلَى الأَرْضِ، ثُمَّ عَادَ إِلَى الْمِنْبَرِ، ثُمَّ قَرَأَ ثُمَّ رَكَعَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ، ثُمَّ رَجَعَ الْقَهْقَرَى حَتَّى سَجَدَ بِالأَرْضِ، فَهَذَا شَأْنُهُ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: قَالَ عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: سَأَلَنِي أَحْمَدُ بْنُ حَنْبَلٍ - رَحِمَهُ اللَّهُ - عَنْ هَذَا الْحَدِيثِ قَالَ: فَإِنَّمَا أَرَدْتُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ أَعْلَى مِنَ النَّاسِ، فَلاَ بَأْسَ أَنْ يَكُونَ الإِمَامُ أَعْلَى مِنَ النَّاسِ بِهَذَا الْحَدِيثِ. قَالَ: فَقُلْتُ إِنَّ سُفْيَانَ بْنَ عُيَيْنَةَ كَانَ يُسْأَلُ عَنْ هَذَا كَثِيرًا فَلَمْ تَسْمَعْهُ مِنْهُ؟ قَالَ: لاَ.