Sahihu i Buhariut — Hadithi 3779

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, - ose ka thënë: Ebul Kasimi ﷺ, - ka thënë: "Sikur ensarët të ndiqnin një luginë ose një grykë, do ta ndiqja luginën e tyre. Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensarëve.” Ebu Hurejra shtoi: “Pejgamberi ﷺ nuk bëri padrejtësi, kurban iu bëfsha me babë e nënë! Ata e strehuan dhe e ndihmuan.” Ose tha diçka të ngjashme.

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ زِيَادٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ - أَوْ قَالَ: أَبُو الْقَاسِمِ ﷺ -: "لَوْ أَنَّ الأَنْصَارَ سَلَكُوا وَادِيًا أَوْ شِعْبًا، لَسَلَكْتُ فِي وَادِي الأَنْصَارِ، وَلَوْلاَ الْهِجْرَةُ لَكُنْتُ امْرَأً مِنَ الأَنْصَارِ". فَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: مَا ظَلَمَ بِأَبِي وَأُمِّي، آوَوْهُ وَنَصَرُوهُ. أَوْ كَلِمَةً أُخْرَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3779