Sahihu i Buhariut — Hadithi 3803

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Fadël ibn Museviri, dhëndri i Ebu Avanes, e këtij i ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Sufjani se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Arshi është dridhur për vdekjen e Sad ibn Muadhit.” Ameshi na ka thënë: “Njëjtë na ka treguar edhe Ebu Salihu nga Xhabiri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.” Ndërkaq një person i pati thënë Xhabirit: “Berai po thotë: “Është dridhur shtrati.” Ai ia ktheu: Mes këtyre dy mëhallëve ka pasur inate, porse unë e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Arshi i të Gjithëmëshirshmit është dridhur për vdekjen e Sad ibn Muadhit.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا فَضْلُ بْنُ مُسَاوِرٍ، خَتَنُ أَبِي عَوَانَةَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي سُفْيَانَ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه -: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "اهْتَزَّ الْعَرْشُ لِمَوْتِ سَعْدِ بْنِ مُعَاذٍ". وَعَنِ الأَعْمَشِ: حَدَّثَنَا أَبُو صَالِحٍ عَنْ جَابِرٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مِثْلَهُ. فَقَالَ رَجُلٌ لِجَابِرٍ: فَإِنَّ الْبَرَاءَ يَقُولُ: اهْتَزَّ السَّرِيرُ. فَقَالَ: إِنَّهُ كَانَ بَيْنَ هَذَيْنِ الْحَيَّيْنِ ضَغَائِنُ، سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "اهْتَزَّ عَرْشُ الرَّحْمَنِ لِمَوْتِ سَعْدِ بْنِ مُعَاذٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3803