Sahihu i Buhariut — Hadithi 3819

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai se Ismail ibn Ebu Halidi tregon: “E pyeta Abdullah ibn Ebu Eufain (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A e ka përgëzuar Pejgamberi ﷺ Hadixhen me diçka?” Ai iu përgjigj: “Po, me një shtëpi prej margaritari (në Xhenet), në të cilën nuk ka as zhurmë, as lodhje.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: قُلْتُ لِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنهما -: بَشَّرَ النَّبِيُّ ﷺ خَدِيجَةَ؟ قَالَ: نَعَمْ، بِبَيْتٍ مِنْ قَصَبٍ، لاَ صَخَبَ فِيهِ وَلاَ نَصَبَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3819