Sahihu i Buhariut — Hadithi 3819

20. Nënkapitulli: Martesa e Pejgamberit ﷺ me Hadixhen dhe vlera e saj, Allahu qoftë i kënaqur me të!

3819. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai se Ismail ibn Ebu Halidi tregon: “E pyeta Abdullah ibn Ebu Eufain (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A e ka përgëzuar Pejgamberi ﷺ Hadixhen me diçka?”

Ai iu përgjigj: “Po, me një shtëpi prej margaritari (në Xhenet), në të cilën nuk ka as zhurmë, as lodhje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3819

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?