Musai na ka thënë: Më ka treguar Salim ibn Abdullahu, të cilit jam i bindur se i është thënë se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Zejd ibn Amër ibn Nufejli vajti në Sham, për ta kërkuar dhe për ta pasuar fenë e vërtetë. Atje takoi një dijetar hebre, të cilin e pyeti për fenë e tyre, e ai i tha: - Tregomë për fenë tuaj, që unë ta pasoj atë. - Nuk mund të hysh në fenë tonë, pa marrë një pjesë të hidhërimit të Allahut, - iu përgjigj ai. - Unë prej hidhërimit të Allahut jam duke ikur. Aspak nuk mund të përballoj hidhërimin e Tij, ndërkohë unë mund ta evitoj atë. A më drejton në diçka tjetër? - pyeti Zejdi. - Nuk di diçka tjetër, përpos fesë së natyrshmërisë, - tha hebreu. - Ç'është feja e natyrshmërisë? - pyeti Zejdi. - Feja e Ibrahimit, i cili nuk ka qenë as hebre, as i krishterë dhe nuk adhuronte askënd përpos Allahut, - tha ai. Kështu, Zejdi vazhdoi rrugëtimin derisa takoi një dijetar të krishterë dhe e pyeti për të njëjtat gjëra. - Nuk mund të hysh në fenë tonë, pa marrë një pjesë të mallkimit të Allahut, - iu përgjigj i krishteri. - Unë prej mallkimit të Allahut jam duke ikur. Aspak nuk mund të përballoj mallkimin e as hidhërimin e Tij, ndërkohë unë mund ta evitoj atë! A më drejton në diçka tjetër? - tha Zejdi. - Nuk di diçka tjetër, përpos fesë së natyrshmërisë, - tha ai. - Ç'është feja e natyrshmërisë?, - pyeti Zejdi. - Feja e Ibrahimit, i cili nuk ka qenë as hebre, as i krishterë dhe nuk adhuronte askënd përpos Allahut, - tha ai. Kur Zejdi i dëgjoi fjalët e tyre për Ibrahimin ﷺ, u largua dhe, pasi u vetmua, i ngriti duart dhe u lut: “O Allah, të kam dëshmitar se unë jam në fenë e Ibrahimit.”
قَالَ مُوسَى: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، وَلاَ أَعْلَمُهُ إِلاَّ تُحُدِّثَ بِهِ عَنِ ابْنِ عُمَرَ: أَنَّ زَيْدَ بْنَ عَمْرِو بْنِ نُفَيْلٍ خَرَجَ إِلَى الشَّامِ، يَسْأَلُ عَنِ الدِّينِ وَيَتْبَعُهُ فَلَقِيَ عَالِمًا مِنَ الْيَهُودِ، فَسَأَلَهُ عَنْ دِينِهِمْ، فَقَالَ: إِنِّي لَعَلِّي أَنْ أَدِينَ دِينَكُمْ، فَأَخْبِرْنِي. فَقَالَ: لاَ تَكُونُ عَلَى دِينِنَا حَتَّى تَأْخُذَ بِنَصِيبِكَ مِنْ غَضَبِ اللَّهِ. قَالَ زَيْدٌ: مَا أَفِرُّ إِلاَّ مِنْ غَضَبِ اللَّهِ، وَلاَ أَحْمِلُ مِنْ غَضَبِ اللَّهِ شَيْئًا أَبَدًا، وَأَنَّى أَسْتَطِيعُهُ فَهَلْ تَدُلُّنِي عَلَى غَيْرِهِ؟ قَالَ: مَا أَعْلَمُهُ إِلاَّ أَنْ يَكُونَ حَنِيفًا. قَالَ زَيْدٌ: وَمَا الْحَنِيفُ؟ قَالَ: دِينُ إِبْرَاهِيمَ لَمْ يَكُنْ يَهُودِيًّا وَلاَ نَصْرَانِيًّا وَلاَ يَعْبُدُ إِلاَّ اللَّهَ. فَخَرَجَ زَيْدٌ فَلَقِيَ عَالِمًا مِنَ النَّصَارَى، فَذَكَرَ مِثْلَهُ، فَقَالَ: لَنْ تَكُونَ عَلَى دِينِنَا حَتَّى تَأْخُذَ بِنَصِيبِكَ مِنْ لَعْنَةِ اللَّهِ. قَالَك مَا أَفِرُّ إِلاَّ مِنْ لَعْنَةِ اللَّهِ، وَلاَ أَحْمِلُ مِنْ لَعْنَةِ اللَّهِ وَلاَ مِنْ غَضَبِهِ شَيْئًا أَبَدًا، وَأَنَّى أَسْتَطِيعُ فَهَلْ تَدُلُّنِي عَلَى غَيْرِهِ؟ قَالَك مَا أَعْلَمُهُ إِلاَّ أَنْ يَكُونَ حَنِيفًا. قَالَك وَمَا الْحَنِيفُك قَالَك دِينُ إِبْرَاهِيمَ لَمْ يَكُنْ يَهُودِيًّا وَلاَ نَصْرَانِيًّا وَلاَ يَعْبُدُ إِلاَّ اللَّهَ. فَلَمَّا رَأَى زَيْدٌ قَوْلَهُمْ فِي إِبْرَاهِيمَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - خَرَجَ، فَلَمَّا بَرَزَ رَفَعَ يَدَيْهِ فَقَالَ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَشْهَدُ أَنِّي عَلَى دِينِ إِبْرَاهِيمَ.