Ferve ibn Ebu Magrai më ka thënë: Na ka rrëfyer Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një robëreshë zezake e disa arabëve e pranoi Islamin. Ajo kishte një shtëpi të vogël brenda xhamisë dhe, nganjëherë, vinte e bisedonte me mua. Mirëpo, sa herë që mbaronte bisedën, i recitonte këto vargje: "Ditën e shallit, Zoti ynë më mrekulloi, Kur nga vendi i mosbesimit Ai më shpëtoi.” Meqë e recitonte shpesh, Aishja e pyeti: “Ç'është dita e shallit?” Kështu, ajo i rrëfeu: “Një ditë, një vajzë e vogël e familjes së pronarëve të mi, doli e veshur me një shall lëkure, i cili i ra papritmas. Një gjeraqinë, duke menduar se ishte copë mishi, u ul dhe e rrëmbeu. (Familjarët dolën për ta kërkuar, por nuk e gjetën.) Kështu, më akuzuan mua për të dhe më munduan aq shumë, saqë më kontrolluan edhe në organin gjenital. Teksa qëndronin pranë meje dhe unë kisha hallin tim, gjeraqina erdhi sërish, u afrua në kokat tona dhe e hodhi shallin. Kështu, ata e morën shallin. Unë u thashë: “Ja ku është ajo për të cilën më akuzonit, ndërkohë unë isha e pafajshme.”
حَدَّثَنِي فَرْوَةُ بْنُ أَبِي الْمَغْرَاءِ: أَخْبَرَنَا عَلِيُّ بْنُ مُسْهِرٍ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: أَسْلَمَتِ امْرَأَةٌ سَوْدَاءُ لِبَعْضِ الْعَرَبِ. وَكَانَ لَهَا حِفْشٌ فِي الْمَسْجِدِ قَالَتْ: فَكَانَتْ تَأْتِينَا فَتَحَدَّثُ عِنْدَنَا فَإِذَا فَرَغَتْ مِنْ حَدِيثِهَا قَالَتْ: وَيَوْمُ الْوِشَاحِ مِنْ تَعَاجِيبِ رَبِّنَا، أَلاَ إِنَّهُ مِنْ بَلْدَةِ الْكُفْرِ أَنْجَانِي. فَلَمَّا أَكْثَرَتْ قَالَتْ لَهَا عَائِشَةُ: وَمَا يَوْمُ الْوِشَاحِ؟ قَالَتْ: خَرَجَتْ جُوَيْرِيَةٌ لِبَعْضِ أَهْلِي، وَعَلَيْهَا وِشَاحٌ مِنْ أَدَمٍ فَسَقَطَ مِنْهَا، فَانْحَطَّتْ عَلَيْهِ الْحُدَيَّا وَهِيَ تَحْسِبُهُ لَحْمًا، فَأَخَذَتْ فَاتَّهَمُونِي بِهِ فَعَذَّبُونِي، حَتَّى بَلَغَ مِنْ أَمْرِي أَنَّهُمْ طَلَبُوا فِي قُبُلِي، فَبَيْنَا هُمْ حَوْلِي وَأَنَا فِي كَرْبِي إِذْ أَقْبَلَتِ الْحُدَيَّا حَتَّى وَازَتْ بِرُؤُوسِنَا ثُمَّ أَلْقَتْهُ، فَأَخَذُوهُ فَقُلْتُ لَهُمْ: هَذَا الَّذِي اتَّهَمْتُمُونِي بِهِ وَأَنَا مِنْهُ بَرِيئَةٌ.