Sahihu i Buhariut — Hadithi 3853

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Esvedi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e lexoi suren Nexhm dhe ra në sexhde. Asnjë i pranishëm nuk mbeti pa rënë në sexhde, përveç një burri, i cili mori një grusht me guralecë, e ngriti në ballë dhe (duke ironizuar) bëri sexhde në to, pastaj tha: “Më mjafton kjo.” Më vonë, pashë se i njëjti person qe vrarë si jobesimtar.

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: قَرَأَ النَّبِيُّ ﷺ النَّجْمَ، فَسَجَدَ فَمَا بَقِيَ أَحَدٌ إِلاَّ سَجَدَ، إِلاَّ رَجُلٌ رَأَيْتُهُ أَخَذَ كَفًّا مِنْ حَصًا فَرَفَعَهُ فَسَجَدَ عَلَيْهِ وَقَالَ: هَذَا يَكْفِينِي. فَلَقَدْ رَأَيْتُهُ بَعْدُ قُتِلَ كَافِرًا بِاللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3853