Sahihu i Buhariut — Hadithi 3888

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me Fjalën e Allahut: “... E atë pamjen që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran, nuk i bëmë tjetër vetëm se sprovë për njerëz. ..”, (Isra, 60) ka thënë: “Ishte pamje reale, që të Dërguarit të Allahut ﷺ iu mundësua t'i shohë natën kur u bart në Bejtu Makdis (xhamia Aksa). Për ajetin: “... Dhe pemën e mallkuar në Kuran...” (Isra, 60) ka thënë: “Fjala është për pemën zekum.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَمْرٌو، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - فِي قَوْلِهِ تَعَالَى: ﴿... وَمَا جَعَلْنَا الرُّؤْيَا الَّتِي أَرَيْنَاكَ إِلاَّ فِتْنَةً لِلنَّاسِ...﴾ [الاسراء: ٦٠] قَالَ: هِيَ رُؤْيَا عَيْنٍ، أُرِيَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لَيْلَةَ أُسْرِيَ بِهِ إِلَى بَيْتِ الْمَقْدِسِ. قَالَ: ﴿... وَالشَّجَرَةَ الْمَلْعُونَةَ فِي الْقُرْآنِ...﴾ [الاسراء: ٦٠] قَالَ: هِيَ شَجَرَةُ الزَّقُّومِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3888