Sahihu i Buhariut — Hadithi 3888

42. Nënkapitulli: Tregimi për Miraxhin

3888. Nga: Abdullah ibn Abasi

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me Fjalën e Allahut: “... E atë pamjen që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran, nuk i bëmë tjetër vetëm se sprovë për njerëz...”, (Isra, 60) ka thënë: “Ishte pamje reale, që të Dërguarit të Allahut ﷺ iu mundësua t'i shohë natën kur u bart në Bejtu Makdis (xhamia Aksa). Për ajetin: “... Dhe pemën e mallkuar në Kuran...” (Isra, 60) ka thënë: “Fjala është për pemën zekum.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 3888

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?