Sahihu i Buhariut — Hadithi 3898

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi, e ky nga Alkame ibn Vekasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit. Andaj, nëse dikush ka bërë hixhret me qëllim të arritjes së të mirave të dynjasë ose që të martohet me ndonjë femër, hixhreti i tij do të vlerësohet sipas asaj për çfarë ka bërë hixhret. Kushdo që ka bërë hixhret për hir të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, hixhreti i vlerësohet si hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ - هُوَ ابْنُ زَيْدٍ - عَنْ يَحْيَى، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ بْنِ وَقَّاصٍ قَالَ: سَمِعْتُ عُمَرَ - رضى الله عنه - قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ - أرَاهُ - يَقُولُ: "الأَعْمَالُ بِالنِّيَّةِ، فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إِلَى دُنْيَا يُصِيبُهَا أَوِ امْرَأَةٍ يَتَزَوَّجُهَا، فَهِجْرَتُهُ إِلَى مَا هَاجَرَ إِلَيْهِ، وَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ، فَهِجْرَتُهُ إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ ﷺ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3898