Sahihu i Buhariut — Hadithi 3898
45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë
Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”
3898. Nga: Omer ibn Hatabi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi, e ky nga Alkame ibn Vekasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit. Andaj, nëse dikush ka bërë hixhret me qëllim të arritjes së të mirave të dynjasë ose që të martohet me ndonjë femër, hixhreti i tij do të vlerësohet sipas asaj për çfarë ka bërë hixhret. Kushdo që ka bërë hixhret për hir të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, hixhreti i vlerësohet si hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.”