Sahihu i Buhariut — Hadithi 3909

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Esma bint Ebu Bekri

Shqip

Zekerija ibn Jahjai më ka treguar nga Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u nisa (për hixhret), qeshë shtatzënë në Abdullah ibn Zubejrin, në muajin e fundit. Pasi arrita në Medinë, u ndala në Kuba, ku e linda Abdullahun. Pastaj ia solla Pejgamberit ﷺ dhe ia vendosa në prehër. Ai kërkoi një hurmë, të cilën e përtypi, ndërsa pështymën e vendosi në gojën e foshnjës. Kështu, gjëja e parë që u fut në barkun e tij ishte pështyma e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pastaj, me hurmë ia fërkoi gojën dhe u lut për të që Allahu ta bëjë të begatshëm.” Ky ishte fëmija i parë që ka lindur në Islam. Transmetimin e Ebu Usames e fuqizon Halid ibn Mahledi nga Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Esma se ajo bëri hixhret me Pejgamberin ﷺ duke qenë shtatzënë.

Arabisht

حَدَّثَنِي زَكَرِيَّا بْنُ يَحْيَى، عَنْ أَبِي أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَسْمَاءَ - رضى الله عنها - أَنَّهَا حَمَلَتْ بِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ الزُّبَيْرِ قَالَتْ: فَخَرَجْتُ وَأَنَا مُتِمٌّ، فَأَتَيْتُ الْمَدِينَةَ، فَنَزَلْتُ بِقُبَاءٍ، فَوَلَدْتُهُ بِقُبَاءٍ، ثُمَّ أَتَيْتُ بِهِ النَّبِيَّ ﷺ فَوَضَعْتُهُ فِي حَجْرِهِ، ثُمَّ دَعَا بِتَمْرَةٍ، فَمَضَغَهَا، ثُمَّ تَفَلَ فِي فِيهِ، فَكَانَ أَوَّلَ شَىْءٍ دَخَلَ جَوْفَهُ رِيقُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، ثُمَّ حَنَّكَهُ بِتَمْرَةٍ ثُمَّ دَعَا لَهُ وَبَرَّكَ عَلَيْهِ. وَكَانَ أَوَّلَ مَوْلُودٍ وُلِدَ فِي الإِسْلاَمِ. تَابَعَهُ خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ عَنْ عَلِيِّ بْنِ مُسْهِرٍ عَنْ هِشَامٍ عَنْ أَبِيهِ عَنْ أَسْمَاءَ - رضى الله عنها - أَنَّهَا هَاجَرَتْ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَهِيَ حُبْلَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3909