Sahihu i Buhariut — Hadithi 3909

45. Nënkapitulli: Hixhreti i Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij në Medinë

Abdullah ibn Zejdi dhe Ebu Hurejra tregojnë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të mos ishte hixhreti, do të isha një prej ensararëve.” Ebu Musai transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë ëndërr se po shpërngulem nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe).”

3909. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Zekerija ibn Jahjai më ka treguar nga Ebu Usame, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u nisa (për hixhret), qeshë shtatzënë në Abdullah ibn Zubejrin, në muajin e fundit. Pasi arrita në Medinë, u ndala në Kuba, ku e linda Abdullahun. Pastaj ia solla Pejgamberit ﷺ dhe ia vendosa në prehër. Ai kërkoi një hurmë, të cilën e përtypi, ndërsa pështymën e vendosi në gojën e foshnjës. Kështu, gjëja e parë që u fut në barkun e tij ishte pështyma e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pastaj, me hurmë ia fërkoi gojën dhe u lut për të që Allahu ta bëjë të begatshëm.”

Ky ishte fëmija i parë që ka lindur në Islam.

Transmetimin e Ebu Usames e fuqizon Halid ibn Mahledi nga Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Esma se ajo bëri hixhret me Pejgamberin ﷺ duke qenë shtatzënë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 3909

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?