Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri bleu nga Azibi një shalë deveje, andaj shkova bashkë me të për t'ia dërguar. Me të arritur atje, Azibi e pyeti Ebu Bekrin për hixhretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili filloi të rrëfejë ndodhinë e hixhretit: “Kurejshët filluan të na kërkonin, porse ne u nisëm natën (nga Meka), pa fjetur. Kështu, ecëm tërë natën dhe të nesërmen, deri në mesditë. Gjatë rrugës kaluam pranë një shkëmbi që bënte pak hije, prandaj u ndalëm nën të. Të Dërguarit të Allahut ﷺ i shtrova një postiqe timen, në të cilën ai u shtri, ndërsa unë fillova të vëzhgoj përreth. Aty pashë një bari, tek po u grahte deleve në drejtim të shkëmbit duke synuar hijen sikurse ne. E pyeta: - I kujt je, o djalosh? - Jam i filanit, - tha ai. - A ke dele që milet? - e pyeta. - Po. - A po na mjel pak qumësht? - Po. Kur mori një dele (për ta mjelë), i thashë: “Shkunde pluhurin nga gjinjtë e saj.” Kështu, ai moli pak qumësht, ndërsa unë kisha përgatitur një enë me ujë, të mbuluar me një pëlhurë, për të Dërguarin e Allahut ﷺ. E zbraza ujin në qumësht, derisa u ftoh pjesa e poshtme dhe ia dërgova Pejgamberit ﷺ e i thashë: “Pi, o i Dërguari i Allahut.” Ai piu, derisa unë mbeta i kënaqur, pastaj vazhduam rrugën, ndërkohë njerëzit vazhdonin të na kërkonin.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ عُثْمَانَ: حَدَّثَنَا شُرَيْحُ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ يُوسُفَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ قَالَ: سَمِعْتُ الْبَرَاءَ يُحَدِّثُ قَالَ: ابْتَاعَ أَبُو بَكْرٍ مِنْ عَازِبٍ رَحْلاً فَحَمَلْتُهُ مَعَهُ قَالَ: فَسَأَلَهُ عَازِبٌ عَنْ مَسِيرِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: أُخِذَ عَلَيْنَا بِالرَّصَدِ، فَخَرَجْنَا لَيْلاً، فَأَحْيَيْنَا لَيْلَتَنَا وَيَوْمَنَا حَتَّى قَامَ قَائِمُ الظَّهِيرَةِ، ثُمَّ رُفِعَتْ لَنَا صَخْرَةٌ، فَأَتَيْنَاهَا وَلَهَا شَىْءٌ مِنْ ظِلٍّ قَالَ: فَفَرَشْتُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَرْوَةً مَعِي، ثُمَّ اضْطَجَعَ عَلَيْهَا النَّبِيُّ ﷺ فَانْطَلَقْتُ أَنْفُضُ مَا حَوْلَهُ، فَإِذَا أَنَا بِرَاعٍ قَدْ أَقْبَلَ فِي غُنَيْمَةٍ يُرِيدُ مِنَ الصَّخْرَةِ مِثْلَ الَّذِي أَرَدْنَا فَسَأَلْتُهُ: لِمَنْ أَنْتَ يَا غُلاَمُ؟ فَقَالَ: أَنَا لِفُلاَنٍ. فَقُلْتُ لَهُ: هَلْ فِي غَنَمِكَ مِنْ لَبَنٍ؟ قَالَ: نَعَمْ. قُلْتُ لَهُ: هَلْ أَنْتَ حَالِبٌ؟ قَالَ: نَعَمْ. فَأَخَذَ شَاةً مِنْ غَنَمِهِ فَقُلْتُ لَهُ: انْفُضِ الضَّرْعَ. قَالَ: فَحَلَبَ كُثْبَةً مِنْ لَبَنٍ، وَمَعِي إِدَاوَةٌ مِنْ مَاءٍ عَلَيْهَا خِرْقَةٌ قَدْ رَوَّأْتُهَا لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَصَبَبْتُ عَلَى اللَّبَنِ حَتَّى بَرَدَ أَسْفَلُهُ، ثُمَّ أَتَيْتُ بِهِ النَّبِيَّ ﷺ فَقُلْتُ: اشْرَبْ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَشَرِبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى رَضِيتُ، ثُمَّ ارْتَحَلْنَا وَالطَّلَبُ فِي إِثْرِنَا.