Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha me Pejgamberin ﷺ në shpellë, e ngrita kokën, kur ja, këmbët e idhujtarëve (që na kërkonin).” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, sikur ndonjëri prej tyre ta ulë shikimin, do të na shohë.” Ai tha: “Hesht, o Ebu Bekër, (çfarë mendon ti për) dy veta, i treti i të cilëve është Allahu.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ، عَنْ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي الْغَارِ فَرَفَعْتُ رَأْسِي، فَإِذَا أَنَا بِأَقْدَامِ الْقَوْمِ، فَقُلْتُ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ، لَوْ أَنَّ بَعْضَهُمْ طَأْطَأَ بَصَرَهُ رَآنَا. قَالَ: "اسْكُتْ يَا أَبَا بَكْرٍ، اثْنَانِ اللَّهُ ثَالِثُهُمَا".