Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi. [t]: Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdusamedi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Tejah Jezid ibn Humejd Dubaiu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, u ndal në një shpat të Medinës, në lagjen që njihej si e benu Amër ibn Aufit. Aty qëndroi katërmbëdhjetë net. Pastaj e thirri fisin benu nexhar, të cilët erdhën të armatosur. Sikur po e shoh tani të Dërguarin e Allahut ﷺ të hipur në deve bashkë me Ebu Bekrin, kurse benu nexharët përreth tij ecnin derisa hynë në oborrin e Ebu Ejubit, ku hoqi shalën e devesë (u ndal). Pejgamberi ﷺ falej kudo që e zinte namazi, falej edhe në torishtë të dhenve, por, më pas, urdhëroi të ndërtohej xhamia. Kështu, i thirri benu nexharët (pronarët e parcelës), të cilëve, pasi erdhën, u tha: “O fisi benu nexhar, ma tregoni çmimin e kopshtit tuaj.” Ata i thanë: “Jo, për Allahun! Nuk kërkojmë shpërblimin e kësaj, përveçse tek Allahu.” Në atë kopsht ndodheshin varre idhujtarësh, gërmadha dhe pemë hurmash. Pejgamberi ﷺ urdhëroi që varret e idhujtarëve të zhvarroseshin, gërmadhat të rrafshoheshin dhe pemët e hurmave të priteshin. Murin e përparmë të xhamisë e ndërtuan me trupa hurmash, kurse ato anash me gurë. I bartnin gurët dhe recitonin poezi, ndërsa Pejgamberi ﷺ bashkë me ta recitonte: “O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët ndihmoji krejt!”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الصَّمَدِ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي يُحَدِّثُ: حَدَّثَنَا أَبُو التَّيَّاحِ، يَزِيدُ بْنُ حُمَيْدٍ الضُّبَعِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَدِينَةَ، نَزَلَ فِي عُلْوِ الْمَدِينَةِ فِي حَىٍّ يُقَالُ لَهُمْ: بَنُو عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ قَالَ: فَأَقَامَ فِيهِمْ أَرْبَعَ عَشْرَةَ لَيْلَةً، ثُمَّ أَرْسَلَ إِلَى مَلإِ بَنِي النَّجَّارِ قَالَ: فَجَاءُوا مُتَقَلِّدِي سُيُوفِهِمْ قَالَ: وَكَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَلَى رَاحِلَتِهِ، وَأَبُو بَكْرٍ رِدْفَهُ، وَمَلأُ بَنِي النَّجَّارِ حَوْلَهُ حَتَّى أَلْقَى بِفِنَاءِ أَبِي أَيُّوبَ قَالَ: فَكَانَ يُصَلِّي حَيْثُ أَدْرَكَتْهُ الصَّلاَةُ، وَيُصَلِّي فِي مَرَابِضِ الْغَنَمِ قَالَ: ثُمَّ إِنَّهُ أَمَرَ بِبِنَاءِ الْمَسْجِدِ، فَأَرْسَلَ إِلَى مَلإِ بَنِي النَّجَّارِ، فَجَاءُوا فَقَالَ: "يَا بَنِي النَّجَّارِ، ثَامِنُونِي حَائِطَكُمْ هَذَا". فَقَالُوا: لاَ، وَاللَّهِ لاَ نَطْلُبُ ثَمَنَهُ إِلاَّ إِلَى اللَّهِ. قَالَ: فَكَانَ فِيهِ مَا أَقُولُ لَكُمْ كَانَتْ فِيهِ قُبُورُ الْمُشْرِكِينَ، وَكَانَتْ فِيهِ خِرَبٌ، وَكَانَ فِيهِ نَخْلٌ، فَأَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِقُبُورِ الْمُشْرِكِينَ فَنُبِشَتْ، وَبِالْخِرَبِ فَسُوِّيَتْ، وَبِالنَّخْلِ فَقُطِعَ قَالَ: فَصَفُّوا النَّخْلَ قِبْلَةَ الْمَسْجِدِ قَالَ: وَجَعَلُوا عِضَادَتَيْهِ حِجَارَةً. قَالَ: جَعَلُوا يَنْقُلُونَ ذَاكَ الصَّخْرَ وَهُمْ يَرْتَجِزُونَ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَعَهُمْ يَقُولُونَ: "اللَّهُمَّ إِنَّهُ لاَ خَيْرَ إِلاَّ خَيْرُ الآخِرَهْ، فَانْصُرِ الأَنْصَارَ وَالْمُهَاجِرَهْ".