Sahihu i Buhariut — Hadithi 3935

Virtytet e ensarëve · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në fillim namazi u obligua vetëm dy rekate. Pastaj, kur Pejgamberi ﷺ bëri hixhret, u obligua të falej katër rekate, kurse namazi i udhëtarit mbeti si më parë (dy rekate).” Transmetimin e Jezid ibn Zurejit e fuqizon Abdurrezaku nga Mameri.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: فُرِضَتِ الصَّلاَةُ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ هَاجَرَ النَّبِيُّ ﷺ فَفُرِضَتْ أَرْبَعًا، وَتُرِكَتْ صَلاَةُ السَّفَرِ عَلَى الأُولَى. تَابَعَهُ عَبْدُ الرَّزَّاقِ عَنْ مَعْمَرٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3935