Sahihu i Buhariut — Hadithi 3935
48. Nënkapitulli: Kalendari, prej kur filloi llogaritja e kohës
3935. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në fillim namazi u obligua vetëm dy rekate. Pastaj, kur Pejgamberi ﷺ bëri hixhret, u obligua të falej katër rekate, kurse namazi i udhëtarit mbeti si më parë (dy rekate).”
Transmetimin e Jezid ibn Zurejit e fuqizon Abdurrezaku nga Mameri.