Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: E kam dëgjuar Rahv ibn Ubaden, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Arube, e ky nga Katadja se ka thënë: Enes ibn Maliku na ka përmendur se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bedrit i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që njëzet e katër prijësit e vrarë të kurejshëve të hidheshin në një prej humnerave të stërndyra të Bedrit. Kur Pejgamberi ﷺ mposhtte ndonjë armik, në mejdan qëndronte tri net. Në ditën e tretë të Bedrit, urdhëroi që t'i përgatitet deveja dhe u nis. Shokët e vet i shkuan pas dhe thoshin: “Si duket është duke shkuar për nevojë.” Pejgamberi ﷺ eci, derisa u ndal buzë humnerës dhe filloi t'i thërrasë në emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre: “O ti filan, i biri i filanit! O ti filan, i biri i filanit! A do të ishit të lumtur po t'i bindeshit Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Ne, atë që Zoti ynë na ka premtuar, e gjetëm të vërtetë. Vallë, e keni gjetur ju të vërtetë atë që Allahu jua ka premtuar?” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, po u flet trupave që nuk kanë shpirt?” - “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se këto që po i them, ata i dëgjojnë më mirë se ju” , - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Katadja ka thënë: “Allahu i ngjalli ata që të dëgjojnë fjalët e tij si: qortim, nënçmim, hakmarrje, dëshpërim dhe keqardhje për ta.”
حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: سَمِعَ رَوْحَ بْنَ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي عَرُوبَةَ، عَنْ قَتَادَةَ قَالَ: ذَكَرَ لَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ عَنْ أَبِي طَلْحَةَ، أَنَّ نَبِيَّ اللَّهِ ﷺ أَمَرَ يَوْمَ بَدْرٍ بِأَرْبَعَةٍ وَعِشْرِينَ رَجُلاً مِنْ صَنَادِيدِ قُرَيْشٍ فَقُذِفُوا فِي طَوِيٍّ مِنْ أَطْوَاءِ بَدْرٍ خَبِيثٍ مُخْبِثٍ، وَكَانَ إِذَا ظَهَرَ عَلَى قَوْمٍ أَقَامَ بِالْعَرْصَةِ ثَلاَثَ لَيَالٍ، فَلَمَّا كَانَ بِبَدْرٍ الْيَوْمَ الثَّالِثَ، أَمَرَ بِرَاحِلَتِهِ فَشُدَّ عَلَيْهَا رَحْلُهَا، ثُمَّ مَشَى وَاتَّبَعَهُ أَصْحَابُهُ وَقَالُوا: مَا نُرَى يَنْطَلِقُ إِلاَّ لِبَعْضِ حَاجَتِهِ، حَتَّى قَامَ عَلَى شَفَةِ الرَّكِيِّ، فَجَعَلَ يُنَادِيهِمْ بِأَسْمَائِهِمْ وَأَسْمَاءِ آبَائِهِمْ: "يَا فُلاَنُ بْنَ فُلاَنٍ، وَيَا فُلاَنُ بْنَ فُلاَنٍ، أَيَسُرُّكُمْ أَنَّكُمْ أَطَعْتُمُ اللَّهَ وَرَسُولَهُ؟ فَإِنَّا قَدْ وَجَدْنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقًّا، فَهَلْ وَجَدْتُمْ مَا وَعَدَ رَبُّكُمْ حَقًّا؟" قَالَ: فَقَالَ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا تُكَلِّمُ مِنْ أَجْسَادٍ لاَ أَرْوَاحَ لَهَا؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "وَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ، مَا أَنْتُمْ بِأَسْمَعَ لِمَا أَقُولُ مِنْهُمْ". قَالَ قَتَادَةُ: أَحْيَاهُمُ اللَّهُ حَتَّى أَسْمَعَهُمْ قَوْلَهُ تَوْبِيخًا وَتَصْغِيرًا وَنَقِيمَةً وَحَسْرَةً وَنَدَمًا.