Sahihu i Buhariut — Hadithi 3978

Betejat · Transmetuesi: Urve ibn Zubejri

Shqip

Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon: “Në prani të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u përmend se Ibn Omeri ka transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “I vdekuri dënohet në varrin e tij, për shkak të të qarit të familjes së tij.” Atëherë ajo tha: “Në të vërtetë, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai dënohet për shkak të gabimit dhe mëkatit të vet, ndërkohë që familja e tij qajnë për të.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: ذُكِرَ عِنْدَ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ ابْنَ عُمَرَ رَفَعَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ: "إِنَّ الْمَيِّتَ يُعَذَّبُ فِي قَبْرِهِ بِبُكَاءِ أَهْلِهِ". فَقَالَتْ: وَهَلَ، إِنَّمَا قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّهُ لَيُعَذَّبُ بِخَطِيئَتِهِ وَذَنْبِهِ، وَإِنَّ أَهْلَهُ لَيَبْكُونَ عَلَيْهِ الآنَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3978