Sahihu i Buhariut — Hadithi 3978
8. Nënkapitulli: Vrasja e Ebu Xhehlit
3978. Nga: Urve ibn Zubejri
Ubejd ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon: “Në prani të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u përmend se Ibn Omeri ka transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “I vdekuri dënohet në varrin e tij, për shkak të të qarit të familjes së tij.” Atëherë ajo tha: “Në të vërtetë, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai dënohet për shkak të gabimit dhe mëkatit të vet, ndërkohë që familja e tij qajnë për të.”