Sahihu i Buhariut — Hadithi 401

Namazi · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u fal, - Ibrahim Nehaiu thotë: “Shtoi ose la mangët diçka prej namazit, - dhe, pasi e kreu, dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A mos ka ndodhur ndonjë ndryshim përkitazi me namazin?” Ai tha: “Përse, vallë?” I thanë: “I fale kaq e kaq rekate. Ai u ul sërish dhe u drejtua nga kibla, i bëri dy sexhde dhe dha selam. Pasi u kthye nga ne, tha: “Sikur të kishte ndryshuar diçka e namazit, do t'ju kisha treguar, porse unë jam njeri sikurse ju, harroj siç harroni ju. E, nëse ndodh të harroj diçka, më tregoni. Në rast se dikujt prej jush i lindin dyshime në namaz (se ka shtuar ose ka lënë mangët diçka) , le të përpiqet të gjejë të saktën dhe le ta vazhdojë namazin me atë bindje. Pasi të japë selam, i bën dy sexhde.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ قَالَ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: صَلَّى النَّبِيُّ ﷺ - قَالَ إِبْرَاهِيمُ: لاَ أَدْرِي زَادَ أَوْ نَقَصَ - فَلَمَّا سَلَّمَ قِيلَ لَهُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَحَدَثَ فِي الصَّلاَةِ شَىْءٌ؟ قَالَ: ‏"‏‏وَمَا ذَاكَ؟‏"‏‏‏‏‏ قَالُوا: صَلَّيْتَ كَذَا وَكَذَا‏.‏ فَثَنَى رِجْلَيْهِ وَاسْتَقْبَلَ الْقِبْلَةَ، وَسَجَدَ سَجْدَتَيْنِ ثُمَّ سَلَّمَ، فَلَمَّا أَقْبَلَ عَلَيْنَا بِوَجْهِهِ قَالَ: ‏ ‏"‏إِنَّهُ لَوْ حَدَثَ فِي الصَّلاَةِ شَىْءٌ لَنَبَّأْتُكُمْ بِهِ، وَلَكِنْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ، أَنْسَى كَمَا تَنْسَوْنَ، فَإِذَا نَسِيتُ فَذَكِّرُونِي، وَإِذَا شَكَّ أَحَدُكُمْ فِي صَلاَتِهِ فَلْيَتَحَرَّى الصَّوَابَ، فَلْيُتِمَّ عَلَيْهِ ثُمَّ يُسَلِّمْ، ثُمَّ يَسْجُدْ سَجْدَتَيْنِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/401