Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri ka thënë: “Në tri raste mendimi im është përputhur me shpalljen: “Pejgamberit ﷺ i pata thënë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur ta shfrytëzonim vendin e Ibrahimit si vendfalje?” Pastaj zbriti ajeti: “... Vendin ku qëndroi Ibrahimi përdoreni për vendfalje!” (Bekare, 125) Edhe ajeti i hixhabit. Pejgamberit ﷺ i pata thënë: “O i Dërguari i Allahut! Sikur t'i urdhëroje gratë e tua të mbulohen, sepse me to flet edhe i miri, edhe i keqi. Atëherë zbriti ajeti i hixhabit. Një ditë, gratë e Pejgamberit ﷺ u tubuan nga xhelozia ndaj tij dhe unë u thashë: “Në qoftë se ai ju ndan, Zoti i tij mund t'ju zëvendësojë me gra më të mira se ju...” (Tahrim, 5) Atëherë pati zbritur ky ajet.” Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: “Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka treguar Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin duke e transmetuar këtë hadith.”
حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَوْنٍ قَالَ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: قَالَ عُمَرُ: وَافَقْتُ رَبِّي فِي ثَلاَثٍ، قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! لَوِ اتَّخَذْنَا مِنْ مَقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى؟ فَنَزَلَتْ: ﴿ وَاتَّخِذُوا مِنْ مَقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى ﴾ [البقرة: ١٢٥]. وَآيَةُ الْحِجَابِ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! لَوْ أَمَرْتَ نِسَاءَكَ أَنْ يَحْتَجِبْنَ، فَإِنَّهُ يُكَلِّمُهُنَّ الْبَرُّ وَالْفَاجِرُ. فَنَزَلَتْ آيَةُ الْحِجَابِ، وَاجْتَمَعَ نِسَاءُ النَّبِيِّ ﷺ فِي الْغَيْرَةِ عَلَيْهِ فَقُلْتُ لَهُنَّ: ﴿عَسَى رَبُّهُ إِنْ طَلَّقَكُنَّ أَنْ يُبَدِّلَهُ أَزْوَاجًا خَيْرًا مِنْكُنَّ... ﴾ [التحريم: ٥] فَنَزَلَتْ هَذِهِ الآيَةُ. وحَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ قَالَ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى بْنُ أَيُّوبَ قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسًا بِهَذَا.