Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejh ibn Selejmani, e ky nga Musa ibn Ukbe se Ibn Shihabi ka thënë: “Këto janë betejat e të Dërguarit të Allahut ﷺ: Në atë rast përmendi se i Dërguari i Allahut ﷺ, duke i hedhur të vrarët e Bedrit në humnerë, tha: “A e gjetët të vërtetë atë që jua ka premtuar Zoti juaj?” Musai transmeton se Nafiu ka thënë: Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Dikush nga shokët e tij i tha: “O i Dërguari i Allahut, po u flet njerëzve të vdekur?” - “Këtë që thashë ata e dëgjojnë më mirë se ju”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Pjesëmarrësit muhaxhirë kurejshë dhe ata që kishin marrë plaçkë të luftës, të gjithë së bashku, ishin tetëdhjetë e një.” Urve, i biri i Zubejrit, transmeton se Zubejri ka thënë: “Plaçka e luftës u ishte shpërndarë njëqind personave. Allahu e di më së miri.”
حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ فُلَيْحِ بْنِ سُلَيْمَانَ، عَنْ مُوسَى بْنِ عُقْبَةَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: هَذِهِ مَغَازِي رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَذَكَرَ الْحَدِيثَ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ يُلْقِيهِمْ: "هَلْ وَجَدْتُمْ مَا وَعَدَكُمْ رَبُّكُمْ حَقًّا؟" قَالَ مُوسَى: قَالَ نَافِعٌ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: قَالَ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِهِ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، تُنَادِي نَاسًا أَمْوَاتًا؟ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا أَنْتُمْ بِأَسْمَعَ لِمَا قُلْتُ مِنْهُمْ". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: فَجَمِيعُ مَنْ شَهِدَ بَدْرًا مِنْ قُرَيْشٍ مِمَّنْ ضُرِبَ لَهُ بِسَهْمِهِ أَحَدٌ وَثَمَانُونَ رَجُلاً. وَكَانَ عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ يَقُولُ: قَالَ الزُّبَيْرُ: قُسِمَتْ سُهْمَانُهُمْ فَكَانُوا مِائَةً، وَاللَّهُ أَعْلَمُ.