Sahihu i Buhariut — Hadithi 4026
12. Nënkapitull
4026. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejh ibn Selejmani, e ky nga Musa ibn Ukbe se Ibn Shihabi ka thënë: “Këto janë betejat e të Dërguarit të Allahut ﷺ: Në atë rast përmendi se i Dërguari i Allahut ﷺ, duke i hedhur të vrarët e Bedrit në humnerë, tha: “A e gjetët të vërtetë atë që jua ka premtuar Zoti juaj?”
Musai transmeton se Nafiu ka thënë: Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Dikush nga shokët e tij i tha: “O i Dërguari i Allahut, po u flet njerëzve të vdekur?”
- “Këtë që thashë ata e dëgjojnë më mirë se ju”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Pjesëmarrësit muhaxhirë kurejshë dhe ata që kishin marrë plaçkë të luftës, të gjithë së bashku, ishin tetëdhjetë e një.”
Urve, i biri i Zubejrit, transmeton se Zubejri ka thënë: “Plaçka e luftës u ishte shpërndarë njëqind personave. Allahu e di më së miri.”