Sahihu i Buhariut — Hadithi 4048

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hasan ibn Hasani na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Talhai, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhaxhai im (Enes ibn Nadri) nuk ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, andaj ka thënë: “Në luftën e parë, që e pat bërë Pejgamberi ﷺ, kam munguar, por, nëse Allahu ma mundëson të jem i pranishëm me Pejgamberin ﷺ, Allahu ka për t'jua bërë të qartë se çfarë kam për të bërë.” Kështu, ditën e Uhudit, kur muslimanët pësuan disfatë, ai tha: “O Allah, kërkoj falje për veprimin e këtyre”, - aludonte në muslimanët, - “dhe distancohem nga veprimi i këtyre”, - aludonte në idhujtarët. - Pastaj, u vërsul me shpatën e tij, ku e takoi Sad ibn Muadhin dhe i tha: “Për ku, o Sad?!” Tha: “Po e ndiej erën e Xhenetit këtu, në Uhud.” Pastaj vazhdoi dhe u vra. Askush nuk e njohu (kufomën e tij), përveç motrës së vet, e cila e njohu nëpërmjet nishanit ose gishtit të tij. E gjetëm me tetëdhjetë e disa plagë, të marra nga goditjet e shpatave, therjet e shtizave dhe majat e shigjetave.”

Arabisht

أَخْبَرَنَا حَسَّانُ بْنُ حَسَّانَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ طَلْحَةَ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: [أَنَّ عَمَّهُ] غَابَ عَنْ بَدْرٍ فَقَالَ: غِبْتُ عَنْ أَوَّلِ قِتَالِ النَّبِيِّ ﷺ، لَئِنْ أَشْهَدَنِي اللَّهُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ لَيَرَيَنَّ اللَّهُ مَا أُجِدُّ. فَلَقِيَ يَوْمَ أُحُدٍ، فَهُزِمَ النَّاسُ فَقَالَ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَعْتَذِرُ إِلَيْكَ مِمَّا صَنَعَ هَؤُلاَءِ - يَعْنِي الْمُسْلِمِينَ - وَأَبْرَأُ إِلَيْكَ مِمَّا جَاءَ بِهِ الْمُشْرِكُونَ. فَتَقَدَّمَ بِسَيْفِهِ فَلَقِيَ سَعْدَ بْنَ مُعَاذٍ فَقَالَ: أَيْنَ يَا سَعْدُ؟ إِنِّي أَجِدُ رِيحَ الْجَنَّةِ دُونَ أُحُدٍ. فَمَضَى فَقُتِلَ، فَمَا عُرِفَ حَتَّى عَرَفَتْهُ أُخْتُهُ بِشَامَةٍ أَوْ بِبَنَانِهِ، وَبِهِ بِضْعٌ وَثَمَانُونَ مِنْ طَعْنَةٍ وَضَرْبَةٍ وَرَمْيَةٍ بِسَهْمٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4048