Sahihu i Buhariut — Hadithi 4100

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Muhaxhirët dhe ensarët filluan të gërmonin hendekun rreth Medinës dhe të bartnin dheun mbi supe duke thënë: "Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar, Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.” Ndërkaq Pejgamberi ﷺ u përgjigjej dhe u thoshte: “O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët bekoji krejt!” Enesi shtoi: “Për të ngrënë, u sillnin ca grushte elb, të cilin e përgatitnin me yndyrë bajate. Ata ishin shumë të uritur, ndërsa ushqimi kishte shije të keqe në fyt dhe erë të rëndë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ، عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: جَعَلَ الْمُهَاجِرُونَ وَالأَنْصَارُ يَحْفِرُونَ الْخَنْدَقَ حَوْلَ الْمَدِينَةِ، وَيَنْقُلُونَ التُّرَابَ عَلَى مُتُونِهِمْ وَهُمْ يَقُولُونَ: نَحْنُ الَّذِينَ بَايَعُوا مُحَمَّدَا، عَلَى الإِسْلاَمِ مَا بَقِينَا أَبَدَا. قَالَ: يَقُولُ النَّبِيُّ ﷺ وَهُوَ يُجِيبُهُمُ: "اللَّهُمَّ إِنَّهُ لاَ خَيْرَ إِلاَّ خَيْرُ الآخِرَهْ، فَبَارِكْ فِي الأَنْصَارِ وَالْمُهَاجِرَهْ". قَالَ: يُؤْتَوْنَ بِمِلْءِ كَفَّى مِنَ الشَّعِيرِ فَيُصْنَعُ لَهُمْ بِإِهَالَةٍ سَنِخَةٍ تُوضَعُ بَيْنَ يَدَىِ الْقَوْمِ، وَالْقَوْمُ جِيَاعٌ، وَهِيَ بَشِعَةٌ فِي الْحَلْقِ وَلَهَا رِيحٌ مُنْتِنٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4100