Sahihu i Buhariut — Hadithi 4100
30. Nënkapitulli: Lufta e Hendekut, që ndryshe njihet si Ahzabi
Musa ibn Ukbe ka thënë: "Ajo u zhvillua në muajin sheval të vitit të katërt."
4100. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Muhaxhirët dhe ensarët filluan të gërmonin hendekun rreth Medinës dhe të bartnin dheun mbi supe duke thënë:
"Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar,
Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.”
Ndërkaq Pejgamberi ﷺ u përgjigjej dhe u thoshte:
“O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret,
Andaj, ensarët dhe muhaxhirët bekoji krejt!”
Enesi shtoi: “Për të ngrënë, u sillnin ca grushte elb, të cilin e përgatitnin me yndyrë bajate. Ata ishin shumë të uritur, ndërsa ushqimi kishte shije të keqe në fyt dhe erë të rëndë.”