Sahihu i Buhariut — Hadithi 4121

Betejat · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sadi, e ky e ka dëgjuar Ebu Umamen se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fisi benu kurejdha kërkuan të gjykohen nga Sad ibn Muadhi. Prandaj, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur Sadin, i cili erdhi hipur në një gomar. Kur erdhi afër xhamisë, Pejgamberi ﷺ u tha ensarëve: “Ngrihuni në këmbë për zotërinë tuaj, - ose ka thënë: për më të mirin tuaj.” - Pastaj i tha atij: “Këta kërkuan që t'i gjykosh ti.” Ai iu përgjigj: “Unë gjykoj që t'i vrasësh luftëtarët dhe t'i robërosh gratë e fëmijët e tyre.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ke gjykuar sipas gjykimit të Allahut, - ose ka thënë: sipas gjykimit të Mbretit (Allahut) .”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَعْدٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا أُمَامَةَ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا سَعِيدٍ الْخُدْرِيَّ - رضى الله عنه - يَقُولُ: نَزَلَ أَهْلُ قُرَيْظَةَ عَلَى حُكْمِ سَعْدِ بْنِ مُعَاذٍ، فَأَرْسَلَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى سَعْدٍ، فَأَتَى عَلَى حِمَارٍ، فَلَمَّا دَنَا مِنَ الْمَسْجِدِ قَالَ لِلأَنْصَارِ: "قُومُوا إِلَى سَيِّدِكُمْ - أَوْ - خَيْرِكُمْ". فَقَالَ: "هَؤُلاَءِ نَزَلُوا عَلَى حُكْمِكَ". فَقَالَ: تَقْتُلُ مُقَاتِلَتَهُمْ وَتَسْبِي ذَرَارِيَّهُمْ. قَالَ: "قَضَيْتَ بِحُكْمِ اللَّهِ". وَرُبَّمَا قَالَ: "بِحُكْمِ الْمَلِكِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4121