Sahihu i Buhariut — Hadithi 4121

31. Nënkapitulli: Kthimi i Pejgamberit ﷺ prej Ahzabit, shkuarja e tij te fisi benu kurejdha dhe rrethimi i tyre

4121. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sadi, e ky e ka dëgjuar Ebu Umamen se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fisi benu kurejdha kërkuan të gjykohen nga Sad ibn Muadhi. Prandaj, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur Sadin, i cili erdhi hipur në një gomar. Kur erdhi afër xhamisë, Pejgamberi ﷺ u tha ensarëve: “Ngrihuni në këmbë për zotërinë tuaj, - ose ka thënë: për më të mirin tuaj.” - Pastaj i tha atij: “Këta kërkuan që t'i gjykosh ti.” Ai iu përgjigj: “Unë gjykoj që t'i vrasësh luftëtarët dhe t'i robërosh gratë e fëmijët e tyre.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ke gjykuar sipas gjykimit të Allahut, - ose ka thënë: sipas gjykimit të Mbretit (Allahut).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4121

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?