Sahihu i Buhariut — Hadithi 4136

Betejat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ebani na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ në betejën Dhatu Rikaë dhe, gjatë rrugës, arritëm te një pemë hijemadhe, të cilën ia lamë Pejgamberit ﷺ. Aty vajti një idhujtar dhe, pasi Pejgamberi ﷺ e kishte varur shpatën në pemë, ai e mori dhe iu drejtua Pejgamberit ﷺ: “Më frikësohesh tani?” - “Jo” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Kush do të të shpëtojë prej meje? - tha ai. - “Allahu” , - tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj, shokët e Pejgamberit ﷺ e kërcënuan personin në fjalë. Më vonë, thirri ikameti për namaz dhe, njërit grup Pejgamberi ﷺ ua fali dy rekate dhe ata u larguan mbrapa, pastaj edhe grupit tjetër ua fali dy rekate. Kështu, Pejgamberit ﷺ iu bënë katër rekate, ndërsa të dy grupeve nga dy rekate. Musededi transmeton nga Ebu Avane se Ebu Bishri ka thënë: “Emri i atij personi ishte Gaurath ibn Harithi. Në këtë betejë Pejgamberi ﷺ luftoi kundër familjes muharib hasafe.”

Arabisht

وَقَالَ أَبَانُ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ جَابِرٍ قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ بِذَاتِ الرِّقَاعِ، فَإِذَا أَتَيْنَا عَلَى شَجَرَةٍ ظَلِيلَةٍ تَرَكْنَاهَا لِلنَّبِيِّ ﷺ، فَجَاءَ رَجُلٌ مِنَ الْمُشْرِكِينَ وَسَيْفُ النَّبِيِّ ﷺ مُعَلَّقٌ بِالشَّجَرَةِ فَاخْتَرَطَهُ فَقَالَ لَهُ: تَخَافُنِي؟ فَقَالَ لَهُ: "لاَ". قَالَ: فَمَنْ يَمْنَعُكَ مِنِّي؟ قَالَ: "اللَّهُ". فَتَهَدَّدَهُ أَصْحَابُ النَّبِيِّ ﷺ. وَأُقِيمَتِ الصَّلاَةُ فَصَلَّى بِطَائِفَةٍ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ تَأَخَّرُوا، وَصَلَّى بِالطَّائِفَةِ الأُخْرَى رَكْعَتَيْنِ، وَكَانَ لِلنَّبِيِّ ﷺ أَرْبَعٌ وَلِلْقَوْمِ [رَكْعَتَانِ]. وَقَالَ مُسَدَّدٌ عَنْ أَبِي عَوَانَةَ عَنْ أَبِي بِشْرٍ: اسْمُ الرَّجُلِ غَوْرَثُ بْنُ الْحَارِثِ، وَقَاتَلَ فِيهَا مُحَارِبَ خَصَفَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4136