Sahihu i Buhariut — Hadithi 4145

Betejat · Transmetuesi: Urve ibn Zubejri

Shqip

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon: “Teksa isha tek Aishja, fillova ta fyej Hasanin (ibn Thabitin), mirëpo ajo më tha: “Mos e ofendo atë, sepse ai e mbronte të Dërguarin e Allahut ﷺ (me poezitë e tij).” Ai i pati kërkuar leje Pejgamberit ﷺ që t'i sulmojë idhujtarët me poezitë e tij, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e pati pyetur: “E si do t'ia bësh me prejardhjen time (që është e përzier me të tyren) ?” Hasani i tha: “Do të të dalloj prej tyre ashtu siç nxirret qimja prej brumit.” Muhamedi ka thënë: “Na ka treguar Othman ibn Ferkadi, e ky e ka dëgjuar Hishamin se Urve ka thënë: “Unë e fyeva Hasanin sepse kishte folur shumë kundër saj (Aishes).”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدَةُ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: ذَهَبْتُ أَسُبُّ حَسَّانَ عِنْدَ عَائِشَةَ فَقَالَتْ: لاَ تَسُبَّهُ، فَإِنَّهُ كَانَ يُنَافِحُ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. وَقَالَتْ عَائِشَةُ: اسْتَأْذَنَ النَّبِيَّ ﷺ فِي هِجَاءِ الْمُشْرِكِينَ قَالَ: "كَيْفَ بِنَسَبِي؟" قَالَ: لَأَسُلَّنَّكَ مِنْهُمْ كَمَا تُسَلُّ الشَّعْرَةُ مِنَ الْعَجِينِ. وَقَالَ مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ فَرْقَدٍ: سَمِعْتُ هِشَامًا، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: سَبَبْتُ حَسَّانَ، وَكَانَ مِمَّنْ كَثَّرَ عَلَيْهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4145