Sahihu i Buhariut — Hadithi 4145

35. Nënkapitulli: Ngjarja e shpifjes

4145. Nga: Urve ibn Zubejri

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Abde, e ky nga Hishami se babai i tij Urve tregon: “Teksa isha tek Aishja, fillova ta fyej Hasanin (ibn Thabitin), mirëpo ajo më tha: “Mos e ofendo atë, sepse ai e mbronte të Dërguarin e Allahut ﷺ (me poezitë e tij).”

Ai i pati kërkuar leje Pejgamberit ﷺ që t'i sulmojë idhujtarët me poezitë e tij, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e pati pyetur: “E si do t'ia bësh me prejardhjen time (që është e përzier me të tyren)?” Hasani i tha: “Do të të dalloj prej tyre ashtu siç nxirret qimja prej brumit.”

Muhamedi ka thënë: “Na ka treguar Othman ibn Ferkadi, e ky e ka dëgjuar Hishamin se Urve ka thënë: “Unë e fyeva Hasanin sepse kishte folur shumë kundër saj (Aishes).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4145

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?