Sahihu i Buhariut — Hadithi 4147

Betejat · Transmetuesi: Zejd ibn Halid Xhuheniu

Shqip

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Salih ibn Kejsani, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vitin e Hudejbijes, përgjatë rrugës me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një natë na zuri shiu dhe, pasi na e fali sabahun, Pejgamberi ﷺ u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: - “A e dini ç'tha Zoti juaj?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thamë ne. - “Allahu tha: “Disa robër të Mi gdhinë duke më besuar, e të tjerë duke më mohuar. Ai që tha: “Ra shi nga mëshira, furnizimi dhe mirësia e Allahut”, më ka besuar Mua dhe e ka mohuar besimin në yje. Ndërkaq, ai që tha: “Ra shi për shkak (të pozitës së) filan yllit”, i ka besuar yllit, e më ka mohuar Mua” , - tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ قَالَ: حَدَّثَنِي صَالِحُ بْنُ كَيْسَانَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ زَيْدِ بْنِ خَالِدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَامَ الْحُدَيْبِيَةِ، فَأَصَابَنَا مَطَرٌ ذَاتَ لَيْلَةٍ، فَصَلَّى لَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الصُّبْحَ، ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَيْنَا بِوَجْهِهِ فَقَالَ: "أَتَدْرُونَ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ؟" قُلْنَا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. فَقَالَ: "قَالَ اللَّهُ: أَصْبَحَ مِنْ عِبَادِي مُؤْمِنٌ بِي وَكَافِرٌ بِي، فَأَمَّا مَنْ قَالَ: مُطِرْنَا بِرَحْمَةِ اللَّهِ وَبِرِزْقِ اللَّهِ وَبِفَضْلِ اللَّهِ. فَهْوَ مُؤْمِنٌ بِي، كَافِرٌ بِالْكَوْكَبِ. وَأَمَّا مَنْ قَالَ: مُطِرْنَا بِنَجْمِ كَذَا. فَهْوَ مُؤْمِنٌ بِالْكَوْكَبِ، كَافِرٌ بِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4147