Sahihu i Buhariut — Hadithi 4152

Betejat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Jusuf ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Salimi se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Hudejbijes, njerëzit i kaploi etja. I Dërguari i Allahut ﷺ kishte një enë me ujë, prej së cilës mori abdes. Njerëzit nxituan drejt tij. I Dërguari i Allahut ﷺ i pyeti: “Çfarë keni?” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, nuk kemi ujë për abdes e as për pije, përveç këtij pranë teje.” Pejgamberi ﷺ e vendosi dorën në enë, sakaq uji filloi të gufojë mes gishtërinjve të tij sikurse të ishin burime uji. Kështu, pimë dhe morëm abdes. Salim ibn Ebu Xhadi pyeti: “Sa veta qetë?” Xhabiri iu përgjigj: “Edhe sikur të ishim njëqind mijë persona, do të na mjaftonte. Ne qemë vetëm një mijë e pesëqind veta.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ عِيسَى: حَدَّثَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ: حَدَّثَنَا حُصَيْنٌ، عَنْ سَالِمٍ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: عَطِشَ النَّاسُ يَوْمَ الْحُدَيْبِيَةِ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَيْنَ يَدَيْهِ رَكْوَةٌ، فَتَوَضَّأَ مِنْهَا، ثُمَّ أَقْبَلَ النَّاسُ نَحْوَهُ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا لَكُمْ؟" قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَيْسَ عِنْدَنَا مَاءٌ نَتَوَضَّأُ بِهِ، وَلاَ نَشْرَبُ إِلاَّ مَا فِي رَكْوَتِكَ. قَالَ فَوَضَعَ النَّبِيُّ ﷺ يَدَهُ فِي الرَّكْوَةِ، فَجَعَلَ الْمَاءُ يَفُورُ مِنْ بَيْنِ أَصَابِعِهِ كَأَمْثَالِ الْعُيُونِ قَالَ: فَشَرِبْنَا وَتَوَضَّأْنَا. فَقُلْتُ لِجَابِرٍ: كَمْ كُنْتُمْ يَوْمَئِذٍ؟ قَالَ: لَوْ كُنَّا مِائَةَ أَلْفٍ لَكَفَانَا، كُنَّا خَمْسَ عَشْرَةَ مِائَةً.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4152