Hasen ibn Halefi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Jusufi, e ky nga Verka Ebu Bishri, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa duke i rënë morrat nëpër fytyrë, andaj e pyeti: - “Vallë, po të mundojnë morrat?” - Po, - ia ktheu Kabi. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi që ta rruajë kokën duke qenë në Hudejbije. Nuk ishte e qartë nëse do të liroheshin prej ihramëve sa ishin në Hudejbije, por ata kishin shpresë se do të hynin në Mekë. Atëherë Allahu e zbriti ajetin e shpagimit. I Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi atë që t'i ushqejë gjashtë nevojtarë, ose të therë një dele, ose të agjërojë tri ditë.
حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ خَلَفٍ: حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ يُوسُفَ، عَنْ أَبِي بِشْرٍ، وَرْقَاءَ، عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ أَبِي لَيْلَى، عَنْ كَعْبِ بْنِ عُجْرَةَ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ رَآهُ وَقَمْلُهُ يَسْقُطُ عَلَى وَجْهِهِ فَقَالَ: "أَيُؤْذِيكَ هَوَامُّكَ؟" قَالَ: نَعَمْ. فَأَمَرَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يَحْلِقَ وَهُوَ بِالْحُدَيْبِيَةِ، لَمْ يُبَيِّنْ لَهُمْ أَنَّهُمْ يَحِلُّونَ بِهَا، وَهُمْ عَلَى طَمَعٍ أَنْ يَدْخُلُوا مَكَّةَ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ الْفِدْيَةَ، فَأَمَرَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُطْعِمَ فَرَقًا بَيْنَ سِتَّةِ مَسَاكِينَ، أَوْ يُهْدِيَ شَاةً، أَوْ يَصُومَ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ.