Sahihu i Buhariut — Hadithi 4159

36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)

4159. Nga: Kab ibn Uxhrai

Hasen ibn Halefi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Jusufi, e ky nga Verka Ebu Bishri, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa duke i rënë morrat nëpër fytyrë, andaj e pyeti:

- “Vallë, po të mundojnë morrat?”

- Po, - ia ktheu Kabi.

Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi që ta rruajë kokën duke qenë në Hudejbije. Nuk ishte e qartë nëse do të liroheshin prej ihramëve sa ishin në Hudejbije, por ata kishin shpresë se do të hynin në Mekë. Atëherë Allahu e zbriti ajetin e shpagimit. I Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi atë që t'i ushqejë gjashtë nevojtarë, ose të therë një dele, ose të agjërojë tri ditë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4159

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?